Shkup, shtyp me makinë dy motoçiklistë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Shkupi

Shkup, shtyp me makinë dy motoçiklistë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 26 maj 2018 Në ora: 16:02
Ilustrim

Dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur me motoçikletë janë lënduar, prej të cilëve njëri më rëndë, në një aksident komunikacioni që mbrëmë pas mesnate ndodhi në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur në orën 01:38 në bulevardin “Goce Dellçev” kur makina “Mercedes” goditi dy motoçiklistët.

“Makina “Mercedes” me targa të panjohura, e drejtuar nga shofer i panjohur, ka goditur motoçikletën “Suzuki” me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.S (33) nga Shkupi, dhe ka lëshuar vendin e ngjarjes. Nga goditja B.S dhe bashkëudhëtari B.O (33) nga Shkupi kanë marrë lëndime dhe me makinë tjetër janë dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku ju është dhënë ndihmë mjekësore”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se kanë kryer hetime dhe se po punojnë për zbardhjen e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat