Autobusi i BE-së sot vazhdon kampanjën në Shkup

Shkupi

Autobusi i BE-së sot vazhdon kampanjën në Shkup

Më: 26 maj 2018 Në ora: 19:03
Autobusi

Në Shkup sot ka arritur autobusi i BE-së i cili është pjesë e kampanjës për skema të garantuara për të ardhura minimale në të cilën është e kyçur edhe Maqedonia. Qëllimi i kampanjës është sjellja e ligjit për pagë minimale në Maqedoni për arsye të një jete më të mirë të qytetarëve dhe dalja nga varfëria.

Biljana Dukovska, kryetare e platformës së Maqedonisë kundër varfërisë dhe anëtarja e rrjetit Evropian për të ardhura minimale, ta se angazhimi i tyre është sjellja për të ardhurave minimale, çka është më e madhe se ndihma sociale, por që do të lëvizte mbi linjën e varfërisë dhe mbi linjën e pagës minimale.

Robin Hana eksperte për skemat garantues për të ardhura minimale dhe koordinatori i më hershëm i platformës së Irlandës kundër varfërisë theksoi se në kampanjë janë përfshirë 32 vende anëtare të BE-së dhe vendet kandidate me qëllim që t’u jepet rëndësi të ardhurave minimale në përmirësimin e kushteve për jetesë të personave të varfër. Ai vlerëson se në shumë vende ekziston skemat për të ardhura minimale, por ato nuk janë adekuate për shkak shumës së tyre të cilën e konfirmojnë ose për shkak të disa grupeve të kyçura në to. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat