Paraburgoset një person në Shkup, dyshohet për tregti me kokainë nga Kosova - Bota Sot
Paraburgoset një person në Shkup, dyshohet për tregti me kokainë nga Kosova

Shkupi

E martë, 21 gusht 2018

Paraburgoset një person në Shkup, dyshohet për tregti me kokainë nga Kosova

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Departamenti për zbulimin e krimit të organizuar pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tek Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur kallëzim penal kundër E.M (31) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

Nga MPB njoftojnë se mbi bazë të urdhërit gjyqësor të më 21 qershor, zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në shtëpinë dhe disa hapësira tjera tek i padituri, dhe kanë gjetur dy paketime me kokain (161 gram), peshore digjitale, 22 bankënota, dy telefonë celular dhe tre SIM kartela.

“I padituri gjatë këtij muaji disa herë ka udhëtuar në Kosovë, prej ku ka blerë kokain, të cilën e ka futur në Maqedoni për shitje të mëtejshme. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, të paditurit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, thuhet në njoftimin e MPB.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test