Shkup, digjet autobusi i NTP-së në lagjen Kisella Voda

Shkupi

Shkup, digjet autobusi i NTP-së në lagjen Kisella Voda

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 10:55
Ilustrim

Autobusi i Ndërmarrjes Transportuese Publike këtë mëngjes është përfshirë nga flakët në stacionin e fundit në linjën 24 në lagjen Kisella Voda në Shkup.

Për fat të mirë gjithë udhëtarët në kohë kanë dalur nga autobusi dhe nuk ka të lënduar.

Nga Njësiti i Zjarrfikësve thonë po intervenohet në terren me tre makina dhe tetë zjarrfikës. Ata shtojnë se nuk është shkaktuar dëm shumë i madh material.

Nga NTP thonë se bëhet fjalë për autobus më të vjetër të cilit i është djegur instalimi. Menjëherë pasi ka shpërthyer zjarri ka intervenuar shoferi, i cili ka parandaluar dëm më të madh, ndërsa në ndërkohë kanë arritur zjarrfikësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat