“Shkupi flet”, këtë javë do të shënohet 55-vjetori i tërmetit katastrofal - Bota Sot
“Shkupi flet”, këtë javë do të shënohet 55-vjetori i tërmetit katastrofal

Shkupi

E diel, 23 shtator 2018

“Shkupi flet”, këtë javë do të shënohet 55-vjetori i tërmetit katastrofal

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:35
Ilustrim

Me dhjetëra ngjarje kulturore në disa lokacione, Bashkia e Shkupit këtë javë do ta shënojë 55-vjetorin e tërmetit katastrofal të vitit 1963 në Shkup.

Fillimi i manifestimeve sot do të shënohet me kthimin e shkronjave të mesazhit të Josip Broz Titos, në anën lindore të Muzeut të Shkupit.

Kjo ngjarje e quajtur në mënyrë simbolike “Solidariteti rikthehet në shtëpi”, do të ndiqet me aktivitete në Muzeun e Bashkisë së Shkupit.

“Shkupi flet” pritet të bashkojë artin, teatrin, kinematografinë, artet multimediale dhe sektorin civil në katër ditë, konceptualisht të lidhura me tërmetin, por edhe me historinë kulturore të kryeqytetit.

Në mënyrë tradicionale do të mbahet edhe aksion për dhurimin e gjakut, ndërsa bordi organizues do të vendosë lule para përmendores së të vdekurve nga tërmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test