Krisma në aksionin për kapjen e të dënuarve në Shkup

Shkupi

Krisma në aksionin për kapjen e të dënuarve në Shkup

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 16:02
Ilustrim

Më 27.07.2018, pas një planit operativ për arrestimin e dy personave I.Sh (27) dhe S.S (30), të dënuar që kanë qenë në arratisja nga burgu, rreth orës 16:45 në fshatin Aranikia e Shkupit, ata kanë qenë të identifikuar në një lokal, informon MPB-ja.

Për shkak të vlerësimeve të sigurisë dhe të dhënave se personat janë të armatosur, para arrestimit të tyre nga zyrtarët policorë janë krisur dy plumba në ajër. Njëri nga personat S.S, është kapur dhe është arrestuar kurse I.Sh është ende në arrati dhe po punohet për ta gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat