Për 7 muaj mbi 220 sulme, qentë endacak bëjnë kërdi në Shkups

Shkupi

Për 7 muaj mbi 220 sulme, qentë endacak bëjnë kërdi në Shkups

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Institucionet lokale dhe organet e rendit në Shkup, nuk i dëgjojnë ankesat e qytetarëve për sulmet e qenve endacak. Të frikësuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre, pjesa dërmuese e qytetarëve revoltën e tyre e shprehin përmes rrjeteve sociale. Si pasojë e mos kujdesit institucional muaj më parë persona të paidentifikuar në tentim për të mbrojtur në shumë parqe të qytetit kishin hedhur materie helmuese kundër qenve endacak

Sulmet e qenve endacak në qytetin e Shkupit, assesi të parandalohen. Ky problem shumë vjeçar me të cilën ballafaqohen po thuajse të gjithë banorët e Shkupit, siç duket nuk mundet të zgjidhet as nga administrata e re e Qytetit të Shkupit. Kapja, sterilizimi dhe lëshimi përsëri i qenve endacak nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”, sipas shumë qytetarëve nuk është programi i duhet që duhet praktikuar.

Pavarësisht se institucionet lokale angazhohen në vaksinimin e qenve endacak, banorët e Shkupit përmes reagimeve dhe ankesave vazhdimisht raportojnë për sulmet e këtyre qenve. Realitetin e hidhur me të cilën ballafaqohen banorët e kryeqendrës të Maqedonisë, më së mirë e pasqyrojnë të dhënat e Sektorit për Punë të Brendshme- Shkup. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, duke filluar nga janari e deri në fund të qershorit, sipas denoncimeve të parashtruara në stacionet e ndryshme policore në Shkup, janë regjistruar gjithsej 207 sulme nga qentë endacak. Ndryshe, periudha e pushimeve vjetore dhe zbrazja e Shkupit, gjatë korrikut mendohet të jetë arsye kryesore se pse nuk janë regjistruar shumë sulme nga qentë endacak. Në bazë të raporteve ditore të SPB-Shkup, mund të vërtetohet se gjatë muajit që lamë pas në Shkup kanë ndodhur 11 sulme nga qentë endacak, sulme këto të denoncuar pranë organeve policore. Kur administrata e Qytetit të Shkupit, pyetet për zgjidhjen e këtij kaosi me qentë endacak, ata japin përgjigje se janë ndarë mjete për përmirësimin e kushteve në stacionarin “Vardarishte”.

”Mjetet e që ndahen nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, për këtë çështje kanë të bëjnë me trajtimin më human të kafshëve. Realizimi i këtyre aktiviteteve bazohen në dispozitat e Ligjit për mirëqenie të kafshëve, çka përfshihet kapje, vendosja dhe trajtimi veterinar, respektivisht kthimi i tyre në hapësirat ku janë kapur”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Realizimi i këtij plani, Qytetit të Shkupit për këtë viti i kushton rreth 7 milion denarë. Njëkohësisht ata njoftojnë se në drejtim të përmirësimit të efikasitetit të shërbimeve për kapjen e qenve endacak, Qyteti i Shkupi këtë vit ka siguruar një automjet i dedikuar apostafat për qentë endacak, madhësia e të cilët arrin deri në 1500 kilogram.

Pjesë e sulmeve të qenve endacak në shumtë ne rasteve janë fëmijët dhe persona e shtyre në moshë. Por, në bazë të të dhënave të publikuara së fundmi nga shumë shoqata të çiklistë, thuhet se shënjestër e qenve endacak janë edhe kjo kategori e qytetarëve. Ndonëse ky kaos mbizotëron brenda lagjeve urbane dhe bulevardeve, grupe të mëdha të qenve endacak vazhdojnë të qëndrojnë edhe në sheshin qendror të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat