Digjet një makinë në Shkup

Shkupi

Digjet një makinë në Shkup

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Një makinë mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup.

Siç informuan nga Brigada për mbrojtje kundër zjarreve në Bashkinë e Shkupit, rasti është paraqitur mëngjesin e sotëm në ora 03:05, ndërsa zjarri është shuar në ora 04:00.

“Janë djegur pjesë të makinës dhe është shkaktuar dëm material prej rreth 60 mijë denarë. Është intervenuar me një automjet dhe katër zjarrfikës”, ka deklaruar Zvonko Tomeski, komandant i Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve.

Brigada kundër zjarreve në Shkup mëngjesin e sotëm në ora 2:40 ka intervenuar edhe në një banesë në bulevardin “Arradhat partizane” në Shkup. Për shkak të instalacionit të djegur elektrik flakët kanë përfshirë dy metra katrorë dhe është shkaktuar dëm material prej nëntë mijë denarësh.

Rasti është paraqitur në “193”, ndërsa na shuarjen e zjarrit kanë intervenuar tre zjarrfikës me një automjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat