Të hënën ndërpritet linja hekurudhore Beograd-Shkup-Selanik

Shkupi

Të hënën ndërpritet linja hekurudhore Beograd-Shkup-Selanik

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Linja hekurudhore Beograd – Shkup – Selanik do të ndërpritet. Edhe pas përpjekjeve të Shkupit zyrtar për t’i bindur Hekurudhat e Serbisë që të mos e ndërpresin këtë linjë, trenat nga e hëna dhe deri më 15 qershor të vitit të ardhshëm nuk do të qarkullojnë.

Nga “Hekurudhat e Maqedonisë” për Alsat konfirmojnë se pas takimit të mbajtur në Beograd, “Hekurudhat e Serbisë” kanë qenë kategorike se kjo linjë nuk është e leverdishme që të jetë funksionale gjatë gjithë vitit.

“Përfundimisht nga e hëna nuk do të qarkullojë treni në linjën ndërkombëtare hekurudhore Beograd-Shkup-Selanik. Kemi negociata dhe po shqyrtojmë mundësi të tjera për lidhje hekurudhore me dy vendet fqinje. “Treni i Serbisë” do ta rivendosë këtë linjë nga 15 qershori i vitit të ardhshëm dhe do të ecë vetëm gjatë sezonit të verës “, thonë nga “Hekurudhat e Maqedonisë”.

“Treni i Serbisë” që në janar të këtij viti njoftoi “Hekurudhat e Maqedonisë- Transporti” se në pajtim me “Trenos-in” grek, ata kanë vendosur ta ndërpresin linjën për shkak të mos pasjes rentabilitet. Një vendim të tillë e kanë miratuar si Administratë Hekurudhore prej ku niset ose mbërrin treni, ndërsa “Hekurudhat e Maqedonisë Transporti” si një administratë hekurudhore transit ka të drejtë të paraqesë vetëm një kundërshtim. Treni, sipas njoftimit nga “Treni i Serbisë”, do të lëvizë vetëm gjatë sezonit veror nga 15 qershori deri më 15 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat