Transporti publik do të jetë falas të shtunën në Shkup

Shkupi

Transporti publik do të jetë falas të shtunën në Shkup

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:25
Foto

Me rastin e manifestimit “Nata e Bardhë”, transporti publik do të jetë pa pagesë në të gjitha linjat që shkojnë drejt qendrës së qytetit.

Siç njofton nga JSP, transporti publik do të jetë falas prej orës 19 të shtunën, 6 tetor, deri në orën 6 të dielën, më 7 tetor.

Manifestimi “Nata e Bardhë” në Shkup është manifestim kulturor e tradicional që shënohet me programe të ndryshme kulturore si koncerte, ekspozita dhe performanca rrugore, etj. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat