Amber Heard e harron Johnny Deppin - lidhet me miliarderin Elon Musk

Showbiz

Amber Heard e harron Johnny Deppin - lidhet me miliarderin Elon Musk

Më: 15 janar 2017 Në ora: 19:34
Amber Heard

Një kohë është përfolur për ndarjen e aktorit të njohur Johny Depp me gruan e tij, aktoren Amber Heard, të cilët kanë përfunduar në shkurorëzim.

Nga ky shkurorëzim, Heard ka fituar 7 milionë dollarë të cilat më pas ajo i ka dhuruar për bamirësi.

Tani, duket se Amber Heard vitin 2017 po e fillon me një jetë të re. Ajo është parë në një takim me pronarin e kompanisë së njohur Tesla, Elon Musk.

Aktorja amerikane, 30 vjeçe, për herë të parë është takuar verën e kaluar me miliarderin 45 vjeçar, Musk, për të cilin thotë se e ka ndjekur me “vite”.

“Amber ndihet sikur ka zbritur në ‘Hënë’ në lidhje me shkurorëzimin e saj, por ajo ndjehet edhe më e lumtur se mund të takohet lirisht në publik me Elonin”, ka thënë një burim për “The Mirror”. “Ajo u ka treguar miqve gjatë Krishtlindjeve se sa e ‘pushtuar’ është nga Eloni”.

“Ata janë duke planifikuar plot aventura së bashku dhe ajo është e lirë që të lëvizë tutje me jetën e saj. Është një kapitull i ri emocionues për të dytë”, përfundoi burimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat