Gjakmarrja, Shkodra shpall dekretin e shkishërimit

Shqipëria

Gjakmarrja, Shkodra shpall dekretin e shkishërimit

Më: 18 shtator 2012 Në ora: 13:56

Metropolia e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës shpall të martën dekretin që shkishëron të gjithë katolikët shqiptarë që kryejnë vrasje në kuadër të gjakmarrjes, njoftojnë mediat shqiptare.

Fenomeni i gjakmarrjes, i shtrirë më së shumti në zonat veriore të banuara nga shqiptarët katolikë, si dhe rritja e rasteve të vrasjeve për gjakmarrje, kanë sjellë reagimin ekstrem të Kishës Katolike.

“Dekreti është për të gjithë ata që vrasin apo marrin gjak”, citojnë mediat, një njoftim për shtyp, ku përmenden rastet e ndodhura së fundmi të gjakmarrjes.

Shkishërimi thuhet se do të bëhen në orën 18.30 në kishën katedrale të qytetit të Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat