Rama kundër amendamenteve të vetë PS-së, bllokon statusin

Shqipëria

Rama kundër amendamenteve të vetë PS-së, bllokon statusin

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 19:54

Qëndrimi i palëkundur i Partisë Socialiste për të mos votuar ligjet me 3/5 ka sjellë reagimin e ashpër të selisë blu. Sipas saj, bllokimi i këtyre ligjeve ka për qëllim pazarin për ardhjen në pushtet.
“I tronditur dhe me pamjen e të dëshpëruarit nga humbjet e njëpasnjëshme dhe të asaj të pritshme në të ardhmen, si edhe nga mundësia e dështimit për të bllokuar statusin e vendit kandidat, vazhdoi të kërkonte Pazar.
Me zë dhe me figurë para shqiptarëve ai deklaroi se nuk voton amandamentet që ka propozuar vetë Partia Socialiste në ligjin e Gjykatës së Lartë dhe përsëriti kërkesën për pazar me Kryeministrin Berisha, si të "vetmen rrugë" për të kapur karrige. Gjatë këtyre viteve, pas çdo humbjeje të tij, ai ka kërkuar pazar”, vuri në dukje zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi.
Gjithashtu, PD radhiti kërkes-pazaret e bëra në vijimësi të lidershipit socialist.
“Pazar në 2007 kur kërkonte të shtynte mandatin e tij dhe dështoi, pazar në 2009 kur humbi zgjedhjet politike dhe dështoi, pazar për heqjen e vizave dhe dështoi, pazar për të marrë Bashkinë e Tiranës në tavolinë dhe dështoi, pazar në 2011 kur humbi pushtetin vendor dhe përsëri dështoi. Demokracia nuk është punë pazari, ajo nuk mund të jetë si 20%-shi i lejeve të ndërtimit, që ish-kryetari i Bashkisë aplikonte. As procesi i integrimit nuk mund të jetë kurrë pazar”, u deklarua Partia Demokratike, lidhur me një çështje të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat