Ministri Panariti, vizitë zyrtare në Qipro

Shqipëria

Ministri Panariti, vizitë zyrtare në Qipro

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 11:26

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, me ftesë të ministres së Jashtme qipriote, znj.Erato Kozako - Marcoullis, fillon sot një vizitë zyrtare në këtë vend, i cili mban presidencën e radhës së BE-së.

Në agjendën e vizitës së ministrit Panariti, veç takimit me homologen Erato Kozako-Marcoullis, parashikohen takime edhe me presidentin e Qipros, kryetarin e parlamentit, etj.

Në këto takime, sipas zyrës së shtypit të MPJ-së pritet të diskutohen çështje të integrimit të Shqipërisë në BE, ato të bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimeve në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat