Tregtia e armëve, Imami: Braçe do ballafaqohet me ligjin

Shqipëria

Tregtia e armëve, Imami: Braçe do ballafaqohet me ligjin

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 12:26

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, iu përgjigj në Kuvend akuzave të deputetit socialist, Erion Braçe, në lidhje me tregtinë e armëve. Duke e cilësuar si të jashtëligjshme publikimin e dokumenteve sekrete të Ministrisë nga deputeti Braçe, ministri Imami theksoi se kjo çështje do të zgjidhet në rrugë ligjore.

“Dokumentet janë mbledhur në mënyrë të jashtëligjshme. Braçes i është thënë me shkrim se në ato dokumente ka konfidencialitet tregtar. Kjo çështje do të gjejë rrugën e saj.”- u shpreh Imami.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, akuzat e opozitës, janë një flluckë që synon të sabotojë tregtinë e armëve.
“Akuzat e tua për një farë Tesic nuk cekin njeri. Të tjerë janë akuzuar për trafikantë këtu zoti Braçe. Të gjitha shitjet janë të deklaruara dhe të gjitha kompanitë dhe përdoruesit fundore janë të certifikuar nga brenda dhe nga jashtë dhe nuk kemi pasur asnjë vërejtje nga OKB dhe BE që e ndjekin këtë proces.”- deklaroi ministri.

“Shpifjet personale janë shpifje personale, edhe për këtë çështje do të ballafaqoheni më ligjin zoti Braçe. Ju niseni nga e keqja, ju mungon respekti për njeriun, jeni të gatshëm të vrisni personalitete se ka qënë në traditën tuaj te vrisni personalitete.”- përfundoi Imami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat