Brace: Ja dokumentat, MM nuk shënon mbi to që janë sekrete shtetërore

Shqipëria

Brace: Ja dokumentat, MM nuk shënon mbi to që janë sekrete shtetërore

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 13:28

Deputeti socialist Erjon Brace reagoi sot ndaj deklaratave të Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami që kërcënoi se cdokush që nxjerr dokumentat sekrete do të përgjigjet para ligjit.

Brace sqaroi sot gjatë një konference për mediat se dokumentat që ka bërë publike nuk janë të klasifikuara si sekret shtetëror.
“Dokumentat që ne kemi publikuar nuk janë dokumenta sekrete shtetërore sepse sekret shtetër ëshët ai që ka të bëjë me sekrete të shtetit shqiptar”.

Një nga një, Brace tregoi dokumentat që zotëron duke shpjeguar se në asnjë fletë të tyre nuk shënohet se janë dokumente sekrete.
“Të gjitha dokumentat që kemi paraqitur nuk shënojnë mbi to, sic e kërkon ligji nëse do ishin sekrete, që materiali i tyre është. Aty shënohet data. Por asnjë përcaktim se është dokument sekret, konfidencial apo material i kufizuar”.

Deputeti Brace theksoi se dokumentat që ai zotëron dëshmojnë vetëm korrupsionin masiv të Imamit dhe disa gjeneralëve që kanë trafikuar armë kundrejt përfitimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat