Gara për kreun e KQZ-së, karriera juridike e kandidateve

Shqipëria

Gara për kreun e KQZ-së, karriera juridike e kandidateve

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 17:04

Në seancën e së enjtes pritet të formësohet struktura e re e Komisionit Qëndoror të Zgjedhjeve. Ndërsa janë përcaktuar kandidatët për anëtar të këtij komisioni nga partitë politike, mbetet për tu votuar për kryetaren e re të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në garën për të marrë të paktën 71 vota në parlament janë Marsida Xhaferllari dhe Lefteri Lleshi, të cilat kanë një eksperiencë të gjatë profesionale në fushën e drejtësisë.

Marsida Xhaferllari ka mbaruar studimet e larta në fakultetin juridik dhe mban tashmë titullin magjistrate, ndërsa në kurrikulumin e saj janë një sërë trajnimesh e kursesh profesionale brenda dhe jashtë shtetit.

Aktualisht që prej vitit shtatorit të 2008, Xhaferllari mban postin e drejtores në drejtorinë e përgjithshme të ministrisë së drejtësisë, ndërsa më herët për një vit këshilltare e ministrit të drejtësisë. ndërsa për 8 vjet që prej vitit 1999 deri në 2007 Xhaferllari ka punuar si gjyqtare në gjykatën e Fierit, periudhë në të cilën e ka shfrytëzuar për dy vite nga 2003 deri në 2005 për tu bërë anëtare e komisionit të etikës në konferencën gjyqësore kombëtare. Marsida Xhaferrlari zotëron tre gjuhë të huaja anglisht, italisht dhe frëngjisht.

Ndërkaq në garën për drejtimin e KQZ-së është edhe Lefteri Lleshi e cila ka përfunduar studimet e larta në fakultetin e drejtësisë në Tiranë ndërsa aktualisht mban edhe postin e anëtarës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe në Kuvendin e Shqipërisë Drejtore në Shërbimin Juridik.

Më herët Lefteri Lleshi gjatë viteve 1992-2000 ka punuar si juriste në drejtorinë qëndrore të Shërbimit Informativ Kombëtar,ndërsa që prej vitit 2000 deri në vitin 2006 në agjencinë Kombëtare të Privatizimit, si përgjegjëse e Sektorit Juridik. Lleshi ka marrë pjesë në një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale ndërsa zotëron dy gjyhë të huaja anglisht dhe italisht.

Ndërsa të dyja kandidtatet mbajnë një kurrikulum të pasur në fushën e drejtësisë do të jenë parlamenatët ata që do të vendosin se kush do të ulet në postin e drejtueses së insititucionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve. Në fakt kjo është hera e parë që klasa politike ia beson drejtimin e këtij institucioni një gruaje, ndërsa për më shumë se 20 vjet demokraci ky institucion është shigjetuar fort nga pala humbëse në proceset zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat