Parku Logjistik i Tiranës, më i madhi në Ballkanin Perëndimor - Bota Sot
Parku Logjistik i Tiranës, më i madhi në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria

E shtunë, 27 gusht 2016

Parku Logjistik i Tiranës, më i madhi në Ballkanin Perëndimor

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 14:33

Kryeministri, Sali Berisha ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Parkut Logjistik të Tiranës.
“Moment i rëndësishëm për jetën kryeqytetit, për jetën e qytetit të Kamzës, i 6 ndër qytetet më të mëdha të Shqipërisë, për jetën e vendit në tërësi. Ne inagurojmë sot një megagjerantor i punësimit të qytetarëve të Kamzës dhe të mbarë Shqipërisë”, vuri në dukje Berisha.
Në vlerësimin e kreut të ekzekutivit, duke iu referuar pikërisht këtij projekti, numri i të punësuarve që do të punojnë në të, do të kalojë parashikimet e planifikuara nga vetë kompanitë që ndërtojnë një park të tillë.
“Para çdo përpjekje qoftë dhe minimale gjeja e parë që shoh dhe konsideroj është vendi i punës dhe punësimi. Kjo është rruga e zhvillimit të sigurt, rruga e prosperitetit të familjeve shqiptare dhe vendit në tërësi. Koha është një kohë krize në botë. Globalizimi ka efektet e tij pothuaj natyrale. Do bëjmë gjithçka që të ndjekim tik-takun e tij. Garantoj investiorët e pranishëm dhe mbarë investitorët shqiptarë se qeveria konsideron jetike dhe vendimtare mbështetjen tyre si mburojë për vendin”, u shpreh, Berisha, gjatë fjalës së tij.
Madje në këtë kontekst, shefi i qeverisë ritheksoi dhe njëherë faktin se qeveria do të realizojë uljen e taskave për biznesin.
“Ata që premtojnë rritjen e taksave le t’i lënë në traktet e Marksit, sepse ne vetëm do t’i ulim ato. Kemi besuar dhe besojmë se paratë në kontot e agjentëve privat janë më të vlefshëm se në arkën publike”, deklaroi ai.
Njëkohësisht, nuk mund të mungonte në këtë fjalë dhe falënderimi për kampanitë që do të bëjnë të mundur një investim të tillë në vendin tonë.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i Fondit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granof shpjegoi arsyet që sollën investimin në një tjetër projekt madhor në vendin tonë.
“Është kënaqësia ime që ndodhem këtu në emër të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve. Jemi miq të vjetër me Samir Manen dhe ky është projekti i dyti pas TEG, na mbledh së bashku vizionin ynë ideja për t’i dhënë Shqipërisë më tepër mundësi jo për evolucion por për revolucion. Ky ka qenë dhe motivi kryesor i partneritetit dhe investimeve tona, të bëjmë gjëra revolucionare që ndikojnë në përmirësimin e jetesës së shqiptarëve dhe suksesi do të jetë tek partneriteti publik-privat”, vuri në dukje Granof.
Sipas tij, partneriteti me zotin Mane dhe Kryeministrin Berisha është shumë i rëndësishëm për t’i çuar gjërat para.
“Ky projekt është shtyllë ekonomike për Shqipërinë. Shtyllë ekonomike që do të sigurojë jo vetëm shpërndarjen dhe transportin për Shqipërinë por dhe në rajon në mënyrë të sigurtë. Pas një viti nuk do bëni foto betoni, por foto se çfarë do të përfitojmë të gjithë së bashku”, deklaroi ai.
Ndërkohë që për Manen ky është investimi më i madhi në Ballkanin Perëndimor, i cili kap shifrën e 40 mln euro. Sipas tij, përfundimi i ndërtimit të këtij parku do të mundësojë 1.100 të punësuar. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij Mane shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e qeverisë vendore dhe asaj qendrore, e sidomos të bashkisë Kamëz, që mundësuan vënien në jetë të një investimi të tillë.
Parku Logjistik i Tiranës është një nga investimet më të mëdha që po zhvillohet në Shqipëri nga shoqëritë Balfin Group i cili është aksioneri kryesor dhe më i madh, bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe AlbStar Shpk. Ky park është i vendosur mbi një siperfaqe prej 200.000m2 dhe në të janë parashikuar ndërtimi i magazinave të stilit Europian me një siperfaqe prej 80.000m2.
Ky projekt i vendosur në një rajon me popullsi rreth 8 mln banorë, do ta kthejë Tiranën në një nyje lidhëse rajonale, do t`i shërbej tregut të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës e më gjerë si dhe do t`i mundësojë kompanive të krijojnë në vendin tonë bazë për prodhimin apo shpërndarjen e produkteve të tyre në të gjithë këtë treg. Disa nga aktivitet kryesore të tij:
Shërbime të ndërlidhura magazinimi
Shërbime prodhimi për industrinë e lehtë ( ushqimore , tekstile etj )
Shërbime shpërndarjeje
Krijimi i një Zone të Lirë për prodhime dhe eksport
Magazina doganore
Kjo strukturë logjistike krijon mundësinë për shfrytëzimin efiçent dhe përdorimin dinamik të hapësirave duke i shpërndarë mjetet deri në 4-5 nivele brenda një strukturë. Ka një pozitë gjeografike strategjike pasi ka akses me Autostradën Tiranë - Durrës, Rrugën e Kombit,Aksin e Veriut, Portin e Durrësit dhe Hekurudhën Shqiptare si dhe do të zotëroj teknologjinë më të fundit.
Gjatë ndërtimit të saj dhe përgjatë funksionimit do të punësohen rreth 1,100 persona.
Investimi për fazën e pare te punimeve është 25 Milion Euro ndërsa n total investimi projektit kap vlerën 40 milion Euro!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test