Nishani: Hetim efikas ndaj abuzuesve, fshehja e pasurisë së paligjshme nga zyrtarët e lartë

Shqipëria

Nishani: Hetim efikas ndaj abuzuesve, fshehja e pasurisë së paligjshme nga zyrtarët e lartë

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 19:53

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadër të shkëmbimit të mendimeve me krerët e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese priti sot në një takim Kreun e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, zotin Adriatik Llalla.

Presidenti Nishani vlerësoi maksimalisht punën e ILDKP-së ndaj hetimit dhe luftës kundër korrupsionit si dhe përpjekjet e bëra për ngritjen e infrastrukturës në këtë fushë.

Kreu i Shtetit e garantoi zotin Llalla për mbështetjen maksimale që Presidenti i Republikës i jep këtij institucioni dhe drejtuesve të tij në përmbushjen me sukses të misionit kushtetues dhe transparencës për qytetarët,bën të ditur komunikata.

Gjatë takimit, Presidenti Nishani dhe zoti Llalla diskutuan edhe mbi amendimet e Ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i dekretuar po sot nga Presidenti i Republikës.

Presidenti Nishani i vlerësoi ndryshimet në këtë ligj si një mundësi për hetime efikase ndaj abuzimeve dhe fshehjes së pasurive të paligjshme nga zyrtarët dhe funksionarët e lartë të shtetit.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat