Tirana, një qytet tërheqës për arkitektët me famë botërore

Shqipëria

Tirana, një qytet tërheqës për arkitektët me famë botërore

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 22:48

Tirana është shndërruar vitin e fundit në një qytet tërheqës për arkitektët me famë botërore. Një ndër këta arkitektë është edhe Massimiliano Fuxas i cili është dhe i ftuari i nderit, në “Javët e arkitekturës” që po mbahen në Tiranë. Për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, prania në Tiranë e personaliteteve të njohura të arkitekturës botërore, është dëshmi e potencialit të madh që mbart ky qytet dhe e besimit tek e ardhmja e tij.

“Ardhja e Massimiliano Fuxas në Tiranë, është në radhë të parë një shenjë besimi tek e ardhmja e këtij qyteti, tek potencialet e këtij qyteti është edhe një oportunitet i madh. Në një hark të shkurtër kohor kemi pritur në Tiranë peshat më të rënda të arkitekturës botërore, Daniel Libeskiend, sot Massimiliano Fuxas, nesër Winy Maas e shumë e shumë të tjerë dhe ky është pa dyshim treguesi më i qartë, se ajo që po planifikojmë është jo vetëm reale, por plotësisht e mundshme për t’u zbatuar”, tha kryebashkiaku Basha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i angazhuar për të mos lënë pa shfrytëzuar çdo potencial të qytetit i cili do të garantojë punësim dhe cilësi jete për qytetarët e Tiranës ka theksuar vendosmërinë për të vënë në jetë projektet më të mira, duke bashkëpunuar me më të mirët. Një nga këto asete të pashfrytëzuara deri më tani, i cili shumë shpejt do të kthehet në një pol zbavitje në qytet, është edhe ish - uzina e Autotraktorëve, ku do të përqëndrohen lojrat e fatit që shtrihen sot në çdo bllok banimi e lagje të kryeqytetit.

“Duke propozuar përqëndrimin e tyre në një zonë të vetme dhe krijimin e një poli të ri zbavitje në qytetin e Tiranës, në zonën e Autotraktorëve, e cila nuk penalizon këtë industri dhe kapacitetet e saj punëdhënëse i jepet fund aksesit të menjëhershëm, veçanërisht të shtresave sociale në nevojë të cilët nuk mund dhe nuk duhet të jenë klientët e parë të kësaj industrie. E përmend këtë si një nga masat e shumta të cilat mund të ekzekutohen vetëm nëse mbrapa tyre kanë një vizion dhe një përqasje që shkon përtej vullnetit politik dhe dëshirës për të bërë diçka por ka mbrapa edhe një plan të mirëmenduar ekonomik, të shprehur dhe gërshetuar me një vizion arkitekturor dhe urbanistik”, tha Basha. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat