Meta takon ambasadorin Sekui

Shqipëria

Meta takon ambasadorin Sekui

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 14:10

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, u takua me ambasadorin e Bashkimit Europian, Etore Sekui.

Meta theksoi se në këtë takim u diskutua për progres-raportin e BE-së për vendin tonë: “Shkëmbyem me ambasadorin Sekui opinione për progres-raportin e BE-së. Pavarësisht nga arritjet pozitive, progresi duhet të vazhdojë.”

“Përmbushja e tre kritereve do të çojë më tej në marrjen zyrtare të statusit kandidat”, shtoi Meta.

Nga ana e tij, Sekui theksoi: “Përmbushja e reformave është e mundshme, por është e nevojshme të fillohet me këto reforma.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat