Nishani: Kosova e pavarur arritja e dytë e kombit shqiptar

Shqipëria

Nishani: Kosova e pavarur arritja e dytë e kombit shqiptar

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 09:49

Presidenti i Republikës Bujar Nishani vlerësoi Kosova e pavarur ishte arritja e dytë e kombit shqiptar, I cili merr një kuptim të vecantë në prag të 100 vjetorit të Pavërësiëë së Shqiërisë.

Këtë deklaratë kreu i shteti shqitpar e bëri në në aktivitetin ‘100 vite Pavarësi, marrëdhëniet Shqipëri-Austri’ të zhvilluar paraditen e sotme në Hotel Rogner, Tiranë.

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka deklaruar sot se shqiptarët janë të gatshëm që të paguajnë çmimin e sakrificave për një të ardhme europiane.
Deklarata e Nishanit është bërë në një aktivitet për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ku kreu i shtetit ka vlerësuar edhe marrëdhëniet shqiptaro-austriake.
"Shqiptarët janë treguar të gatshëm që me bindje të paguajnë çmimin e sakrificave për reformat që janë kërkuar për një të ardhme europiane. Në këtë proces Shqipëria ka pasur mbështetjen e Austrisë, mikut të saj historik dhe tradicional. Austria nuk mungoi të na gjendej pranë as në momentet më të vështira. Ndihma ekonomike dhe investimet në sektorë të rëndësishëm si në tregun financiar, industrinë e naftës, në energjikë, në fushën e sigurisë të cilët janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe për ne këtë jemi mirënjohës komit dhe shtetit austriak” tha Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat