Berisha takohet edhe me zv.kancelarin -ministër i Jashtëm i Austrisë, Spindelegger

Shqipëria

Berisha takohet edhe me zv.kancelarin -ministër i Jashtëm i Austrisë, Spindelegger

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 17:57

Gjatë punimeve të Kongresit të XXI të PPE-së, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Zëvendës kancelarin dhe Ministrin e Jashtëm të Austrisë, z. Michael Spindelegger.

Siç thuhet në komunikat,Kryeministri e falënderoi z. Spindelgger për mbështetjen dhe vendimin për dërgimin në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, për periudhën e festimeve të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Kryeministri, duke nënvizuar vlerën e jashtëzakonshme simbolike të armëve të Skënderbeut, e vlerësoi këtë si një gjest shumë miqësor nga ana e Austrisë.

Në takim, Zëvendës kancelari Spindelegger e cilësoi raport progresin e Komisionit Evropian në lidhje me Shqipërinë si shumë pozitiv dhe e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e palëkundur të Austrisë në procesin e vendimmarrjes për statusin kandidat dhe ne hapat e mëtejshëm për integrimin evropian. Ai theksoi se, pavarësisht situatës së vështirë politike, Shqipëria dhe mazhoranca qeverisëse kanë bërë shumë përpjekje dhe ka arritur shumë në rrugën e modernizimit dhe integrimit.

Kryeministri falënderoi për mbështetjen e qeverisë dhe parlamentit austriak dhe theksoi se, pavarësisht rrugës me sfida që ndodhet përpara, qeveria shqiptare është e palëkundur në progresin e shpejtë drejt Bashkimit Evropian. Ai i cilësoi si te drejta kërkesat e KE-së për dhënien e statusit dhe u angazhua se mazhoranca do bëjë gjithçka të mundur që të përmbushë këto detyrime, por nënvizoi se për këtë është e nevojshme që opozita gjithashtu të heqë dorë nga bllokimi i ligjeve të kërkuara nga BE-ja.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe investimeve austriake në Shqipëri. Kryeministri siguroi z. Spindelegger se qeveria shqiptare është e gatshme të krijojë ambient sa më pozitiv për këto investime.

Në takim u bisedua edhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy partive. Kryeministri ftoi përfaqësues të partisë së z. Spindelegger të vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se sapo ka filluar fushata që do të çojë në mandatin e tretë të PD-së. Z. Spindeleger u shpreh se qeveria e Kryeministrit Berisha ka arritur shumë gjatë këtyre dy mandateve dhe ka shumë për t'i treguar elektoratit, duke shpalosur një trajektore të sigurt të zhvillimit në të ardhmen.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat