Armët e Skënderbeut më 20 nëntor në Shqipëri - Bota Sot
Armët e Skënderbeut më 20 nëntor në Shqipëri

Shqipëria

E diel, 31 korrik 2016

Armët e Skënderbeut më 20 nëntor në Shqipëri

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 18:10

Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut do të mbërrijnë në Shqipëri më 20 nëntor. Këtë e bën me dije drejtori i muzeut historik Luan Malltezi. Kështu është rënë dakord sipas Malltezit pas konsultimeve të bëra një ditë më parë mes specialistëve të muzeut mesjetar të Austrisë dhe specialistëve të palës shqiptare.

Reliket e çmuara do të ekspozohen më 27 nëntor në një ekspozitë unike dhe më të rëndësishmet thotë Malltezi. Armët e Skëndërbeut do të ekspozohen në pavionin e mesjetës për një muaj e gjysëm ato do të ekspozohen në kushte të plota të sigurisë, pasi Muzeu është i paijusr me sistem të plotë sigurie.

Kostoja e sjelljes së tyre për herë të parë në Shqipëri është 100 mijë dollarë, ndërsa ardhja e tyre në vendin tonë u mundësua nga qeveria shqiptare në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test