Grevistët: Do hedhim shortin e vdekjes - Bota Sot
Grevistët: Do hedhim shortin e vdekjes

Shqipëria

E premte, 26 gusht 2016

Grevistët: Do hedhim shortin e vdekjes

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 21:01

Do hedhim shortin e vdekjes. Ky është reagimi i fundit që vjen nga 7 grevistët e ngujuar në grevë urie në çadrat e improvizuara, në zonën e “Komunës së Parisit” pas vendimit të gjykatës për ndërprerjen e grevës brenda orës 00:00, raporton Ora News.

Në ditën e 26 të grevës së urisë, ish- të burgosurit politikë deklarojnë se do të ndjekin shembullin e Ndrecës dhe Bejkos, të cilët gjenden për kurim të specializuar në shtetet fqinje Itali dhe Greqi, pasi u vetëdogjën duke u lyer me benzinë.

Sot Gjykata e Tiranës vendosi që grevistët të shpërndahen. Arsyeja e shpërndarjes është një padi e policisë së Tiranës, e cila e cilëson këtë nismë të ish- të përndjekurve si të paligjshme. Vendimi i gjykatës kërkon sigurimin e padisë, pasi në atë ambient është kryer vepër penale.

Ndërsa menjëherë pas shpalljes së vendimit grevistët kanë reaguar nga cadra ku janë të ngujuar duke e cilësuar vendimin si absurd, ndërsa u shprehen se janë të vendosur për ta çuar grevën deri në fund, duke pretenduar se do të ngrenë një çadër tjetër diku gjetke.

Ndërkaq duket se ish të përndjekurit janë braktisur nga të gjithë. Asllan Patrioti, koordinator i grevës u shpreh se Avokati i Popullit është bërë palë me politikën, me indiferencën e tij. Ndërsa shtoi se nuk do të pranojnë që greva e tyre të politizohet, pasi është ekonomike.

Gjatë ditës së 26 shëndeti i grevistëve është rënduar së tepërmi. Ata tashmë kanë mbetur 7 persona në çadër, pasi njeri prej tyre u nis drejt spitalit për shkak të një problemi në zemër.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test