MPJ e Shqipërisë përshëndet takimin Thaçi-Daçiq

Shqipëria

MPJ e Shqipërisë përshëndet takimin Thaçi-Daçiq

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 21:34

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përshëndet takimin midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, të zhvilluar sot në Bruksel në prani të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton. “Vazhdimi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve është në interes të dy vendeve, si dhe në interes të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe i shërben integrimit të të dy vendeve dhe gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin për media të MPJ-së së Shqipërisë.

Kjo ministri përshëndet edhe rezolutën e djeshme të Parlamentit të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si një shprehje të vullnetit dhe përgjegjësisë së lartë të institucioneve të shtetit të pavarur të Kosovës për të parë përpara dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe në paqe për të dy vendet dhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon, thuhet në këtë komunikatë të MPJ të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat