Ruli në Fier: Asnjë ankesë për skemat aktuale të subvencionit

Shqipëria

Ruli në Fier: Asnjë ankesë për skemat aktuale të subvencionit

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 19:55

Fermat që kultivojnë produkte bujqësore në sera me ngrohje diellore janë ndër bizneset më efektive me të ardhura më të larta, sipas ministrit të Bujqësisë Genc Ruli. Ditën e martë ministri Ruli ka zhvilluar një takim me fermerë të zonës së Fierit takim gjatë të cilit deklaroi se nga viti në vit ka shtim të sipërfaqeve të mbuluara me sera. Duke iu referuar dhe deklaratave te kreut socialist , Ruli theksoi faktin se aktualisht vetëm në rrethin e Fierit ka 450 hektarë toke të mbuluar me sera.
“Dje pamë një zbritje nga kozmosi, më në fund në tokën bujqësore të zotit Rama, i cili sigurisht zbriti në vendin e gabuar dhe me informacion të gabuar. Duke e quajtur të braktisur sektorin e serave, duhet t`i themi Ramës që sektori i serave është sektori me të ardhurat më të mëdha në ndërmarrjet bujqësore. Një investim i tillë, një hektar serë i këtij niveli ka të ardhura neto çdo vit rreth 32 mijë dollarë, pra shumë më tepër edhe se investimet në dru frutorë, ku fitimi neto për fermerin është rreth 20-22 mijë dollarë për hektarë. Sigurisht, një gabim i dytë i zotit Rama është që vajti ndofta në vendin e gabuar, ku dëshmoi pikërisht politikat e gabuara dhe të pa studiuara të bëra gjatë qeverisjes socialiste. Ai vajti në një serë me ngrohje, por nuk e di që serat me ngrohje janë hequr gjatë dekadës së fundit nga fermerët në Evropë, edhe se Evropa subvencionon rreth 50 miliardë euro në vit, për arsye se jetojmë në një ekonomi globale dhe serat e Tunizisë, Marokut, Izraelit dhe Turqisë, vende që e kanë temperaturën në dimër 20 gradë, konkurrojnë me çdo lloj prodhimi që mund të bëhet në Evropë me këto lloj serash. Sigurisht politika jonë ka qenë e orientuar në studime dhe përvoja konkrete. Avantazhi që kemi ne në rritjen e perimeve dhe bostanorëve është me sera diellore, ku ne për fatin që jemi një vend më mesdhetar se vendet e tjerat rajonit, e kjo bën që të kemi një avantazh prej 4 deri në 5 javë me daljen më të hershme të treg të perimeve. Zotëria dëshmoi vetë që tregun kryesor e ka në Ballkan, duke nisur që nga Kosova, Maqedoni e duke shkuar deri në Lituani”, - tha Ruli.

Përsa i përket serave me ngrohje, Ruli deklaroi se kjo është një praktikë, e cila nuk ndiqet më nga fermerët europianë prej rreth një dekade.

Gjatë vizitës së tij në Fier, në zonat e Frakullës, Varibobës, Roskovecit e Strumës, ministri siguroi mbështetje të mëtejshme me skemat e subvencionit dhe u shpreh se investimet e bëra nga fermerët në vitet e fundit janë për tu vlerësuar maksimalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat