Berisha apel opozitës: Voto ligjet që kërkohen nga KE - Bota Sot
Berisha apel opozitës: Voto ligjet që kërkohen nga KE

Shqipëria

E shtunë, 27 gusht 2016

Berisha apel opozitës: Voto ligjet që kërkohen nga KE

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 09:40

Kryeministri Berisha i bëri sërish thirrje opozitës të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit kandidat.

Nga qyteti i Krujës ku inaguroi shkollën 9-vjeçare nr 1, kryeministri Berisha theksoi se opozita duhet të heqë dorë nga politikat bllokuese dhe të bashkëpunojë për integrimin.

“Qeveria do të bëjë gjithçka që ëndrra për statusin të shndërrohet sa më shpejt në realitet. I bëj thirrje opozitës që të votojë ligjet që kërkohen nga KE për dhënien e statusit dhe të heqë dorë nga bllokimi, sepse është shkelmim i ëndrrës më të bukur të shqiptarëve. Opozita më kritikon, pse në fjalime diskutoj me nxënësit për ëndrrën evropiane. Garantoj opozitën, se kritikat e saj nuk më pengojnë në politikat e qarta për arsimin ” tha Berisha.

Ndërtimi i kësaj shkolle përbën një investim prej 58 milion lekë dhe ajo ka 24 klasa, 3 laboratorë, 2 kabinete informatike, bibliotekën, muzeun e shkollës dhe një sallë multifuksionale për veprimtari ekstrakurrikulare, si dhe palestër të mbyllur.

Shkolla është ndërtuar sipas të gjitha standardeve moderne dhe ka një kapacitet prej 800 nxënësish.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test