Një anije amerikane dhe 500 marinsa, në portin e Durrësit - Bota Sot
Një anije amerikane dhe 500 marinsa, në portin e Durrësit

Shqipëria

E mërkurë, 27 korrik 2016

Një anije amerikane dhe 500 marinsa, në portin e Durrësit

Më: 26 tetor 2012 Në ora: 19:43

Në portin e Durrësit kanë arritur mbi 500 marinsa amerikanë. Marinsat kanë arritur me anijen e marinës ushtarake amerikane "Uss Fort Mchenry (Lsd 43) Fpo 09569-1731".Anija ushtarake amerikane është ankoruar në portin detar të Durrësit pasdite dhe sipas të dhënave paraprake ardhja e saj është bërë në kuadër të një vizite portuale. Ardhja e saj është në vijueshmërinë e përpjekjeve të Flotës së 6-të të Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar partneritete globale me flotat e vendeve europiane në kuadër të pëmirësimit të sigurisë dhe mbrojtjes së flotave ushtarake të vendeve të Aleancës së Atlantikut, raporton Shekulli online.Mësohet se anija ushtarake amerikane "Uss Fort Mchenry (Lsd 43) Fpo 09569-1731" me 502 marinsa dhe anëtarë të tjerë të ekuipazhit në bord do të zhvillojë një manovër detare në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët me Flotën Detare të Shqipërisë. Anija ushtarake do të qëndrojë për gjashtë ditë në portin e Durrësit në kalatën numër 5. Sipas programit paraprak, të hënën dhe të martën për dy ditë me radhë marinsat amerikanë do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në det, me anijet e flotës detare për operacionet e kërkim-shpëtimit në det të hapur, në rast fatkeqësish njerëzore apo incidentesh detare.

Burime nga Kapiteneria e Përgjithshme e porteve bënë me dije se, gjatë 6 ditëve të qëndrimit të anijes amerikane në Portin e Durrësit pritet të ketë edhe vizita nga përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe autoriteteve të tjera, ndërsa marinsat kanë parashikuar ture vizitash në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës, si dhe në sitet arkeologjikë të vendit. "Uss Fort Mchenry (Lsd 43) Fpo 09569-1731" është e dyta anije ushtarake amerikane, që vjen për vizitë gjashtë ditore në portin e Durrësit. Në 24 prill, 685 ushtarë amerikanë kanë mbërritur në Durrës përmes anijes ushtarake zbarkuese "Uss Gunston Hall", e cila qëndroi në ujërat tona për 4 ditë ku dhe u zhvilluan manovra të ndryshme zbarkimi. Anija ushtarake është e gjatë 186 metra.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test