Aktivistët e AK-së bllokojnë kalimin e Agimit të Artë

Shqipëria

Aktivistët e AK-së bllokojnë kalimin e Agimit të Artë

Më: 27 tetor 2012 Në ora: 13:25

Aktivistët e Aleancës Kuqezi bllokuan me barrikada urën e Dragotit në rrugën që të çon drejt Manastirit të Këlcyrës aty ku neonazistët grekë të “Agimit të Artë” kanë paralajmëruar mbajtjen e festimeve me rastin e 28 tetorit, ditës së çlirimit të Greqisë.

Deputetët e partisë radikale greke dhe mbështetësit e tyre parashikojnë të vizitojnë varrezat e këtij Manastiri, ku pretendohet se janë varrosur ushtarë grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Aleanca Kuqezi kërkoi të premten nga qeveria që të mos lejojë futjen në Shqipëri të anëtarëve të partisë neonaziste greke për të shkuar në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë. Përmes një deklarate për shtyp, Aleanca Kuqezi theksoi se nëse nuk e ndalon shteti ardhjen e tyre, këtë gjë do ta bëjnë aktivistët e kësaj partie. Me këtë rast, nuk është çudi që drejtuesit e këtij subjekti politik të bëjnë ndonjë deklaratë nacionaliste për atë që e quajnë Vorio Epiri, apo për minoritetin grek në Shqipëri.

Disa herë Aleanca Kuqezi ka denoncuar prirjet nacionaliste të fraksioneve të caktuara të politikës greke, për të përvetësuar zonat e Shqipërisë dhe për të kërkuar në OKB aneksimin e tyre brenda vijave kufitare helene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat