Vasili: Bashkëpunim politik për zgjedhjet dhe integrimin

Shqipëria

Vasili: Bashkëpunim politik për zgjedhjet dhe integrimin

Më: 9 shkurt 2013 Në ora: 18:37

N/kryetari i LSI,Vasili në një deklaratë për shtyp i ka bërë apel politikës shqiptare që të qëndrojë larg retorikavetë panevojshme dhe të ppërqëndrohet tek axhenda e integrimit dhe zgjedhjet e 23 qershorit.
Për numrin dy të LSI retorika e panevojshme kanë bërë që zgjedhjet e ardhshme të mbeten në plan të dytë. Duke bërë apel për bashkëpunim në funksion të integrimi ai tha se thirrjet poltike nuk të çojnë askund.
“Axhenda e integrimit të mos ndryshojë, të ecim përpara për votimin e tre ligjeve të integrimit”- theksoi ai.
Sipas tij kompromiset politike realizojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se politika duhet të tregohet me e hapur ndaj opinionit të shoqërisë civile.
“Politika të kthehet në shërbim të qytetarëve, të ecë më shpejt drejt procesit integrues në BE”- nënvizoi Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat