Massafra flet për dorëheqjen e Papës Benedikti i 16

Shqipëria

Massafra flet për dorëheqjen e Papës Benedikti i 16

Më: 12 shkurt 2013 Në ora: 12:59

Papa e ka motivuar tërheqjen i mbështetur në ndërgjegjen e tij përpara Zotit. Ipeshkvi Metropolitan të Dioqezit Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra në cilësinë edhe të Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë foli mbi dorëheqjen e Papa Benediktit të 16 nga drejtimi i Kishës Katolike.
“Kisha në Shqipëri do i qëndrojë afër Papa Benediktit të16 në këtë moment të veçantë”, tha Massafra.
Ndërkaq a mundet Papa të jap dorëheqjen nga drejtimi i Papatit në Kodin e te drejtes kanonike thuhet Kanoni 332, paragrafi 2: " Në rastin kur Papa i Romës heq dorë nga zyra e tij kërkohet për vlefshmerine që dorëheqja të behët lirisht e që të shfaqet në mënyrën e duhur, por nuk ka nevojë të pranohet nga askush……
Deklarata e Papa e Benediktit të 16 rreth dorëheqjes së tij ka ngjallur mjaft emocion në gjithë botën, duke qenë i 6 Papë që ka dhënë dorëheqjen i pari ka qenë Papa Gregori i XII në vitin 1415.
Dogamtikisht Papa është i pa gabueshëm, i pa përlyer dhe i pa dënueshëm, çka do thotë se me këtë hap të tijin dhe nën shembullin e Jozef Racinger i jep botës mundësit e ndryshimit dhe të ecjes para në paqe me veten dhe me Zotin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat