Moti i keq paralizon punën në Portin e Vlorës

Shqipëria

Moti i keq paralizon punën në Portin e Vlorës

Më: 12 shkurt 2013 Në ora: 17:51

Moti i keq ka paralizuar portin e Vlores. Era e forte me shpejtesi mbi 50 km ne ore dhe dallgezimi i larte deri ne 5-6 balle ne gji e rreth 7-8 balle ne det te hapur ka bere qe kapiteneria e portit te marre masa per pezullimin e trafikut detar ne gjithe gjirin e Vlores.
Trageti i linjes Vlore-Brindisi, nuk ka kryer itenerarin e udhetimit dhe agjencite kane anuluar te gjitha rezervimet.
Nga mbremja e se henes kapiteneria e portit ka dhene sinjalin per motin e keq, duke mos lejuar asnje mjet lundrimi te dale ne det.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat