MD-KLD dhe Avokati i Popullit të njëjtin qëndrim për 21 janarin

Shqipëria

MD-KLD dhe Avokati i Popullit të njëjtin qëndrim për 21 janarin

Më: 12 shkurt 2013 Në ora: 18:00

Vendimi i marrë nga gjykata e Tiranës për shpalljen të pafajshëm të dy gardistëve për ngjarjet e 21 janarit është në qendër të debateve që prej 7 shkurtit. Politika ka qenë e ndarë në zgjedhjen e saj për të komentuar ose jo vendimin, por 3 institucione kanë pasur qëndrim të përbashkët. Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Avokati i Popullit kanë zgjedhur të heshtin derisa drejtësia të thotë përfundimisht fjalën e saj.
Debatet që ka shkaktuar vendimi i gjykatës nuk mjaftojnë për të nisur inspektimet.
Zv/kryetari i KLD-së e quan të pavend çdo koment apo qëndrim pas vendimit të gjykatës.

Edhe për Avokatin e Popullit, qytetarët mund të komentojnë vendimin, por insititucionet duhet të heshtin.
Deklaratat, drejtuesit e 3 institucioneve i bënë pas nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi përmes të cilit synojnë të përmirësojnë mekanizmat për sinjalizimin, identifikimin, hetimin dhe ndëshkimin e të gjitha rasteve të shkeljeve.
“Jemi të gjithë këtu për të shprehur vullnetin tonë maksimal për ndëshkimin e të gjithë funksionarëve të drejtësisë, të cilët shkelin ligjin, në dëm të qytetarëve.. Por shkëmbimi i shpejtë i informacionit është shumë i rëndësishëm”-deklaroi Halimi.
Sipas Halimit ky memorandum do mundësojë që shqiptarët të jenë më të sigurt ndaj veprimeve arbitrare të sistemit të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat