“Gërdeci”, Prokuroria firmos urdhër-arrestet për 15 të akuzuar

Shqipëria

“Gërdeci”, Prokuroria firmos urdhër-arrestet për 15 të akuzuar

Më: 14 shkurt 2013 Në ora: 18:37

Një ditë pas vendimit të formë së prerë të dhënë nga Gjykata e Apelit për çështjen ‘Gërdeci’, prokuroria ka firmosur ditën e sotme 15 urdhër-arrestet për të akuzuarit kryesorë të ngjarjes së rëndë me 26 viktima.

Firmosja e urdhër-ekzekutimeve nga organi i akuzës i hap rrugë policisë së shtetit të realizojë arrestimet e tyre.

Gjykata e Apelit, në vendimin e saj përfundimtar vendosi të zbuste dënimet e dhëna nga shkalla e parë për të akuzuarit kryesorë të kësaj ngjarjeje. Sipas këtij vendimi, Ylli Pinari, ish kreu i MEICO, dënohet me 15 vjet burg, nga 18 të dhëna në shkallën e parë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të bëjë vetëm 10 vite burg; Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, përkatësisht me 7, 5 dhe 12 vite burg, duke përfituar ulje të një të tretës së dënimit dhe nëse merret parasysh koha e gjatë e paraburgimit për shkak të zvarritjes pa fund të çështjes, Delijorgji me shumë gjasa nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Vendimi i Apelit solli edhe reagimin e menjëhershëm të familjarëve të viktimave të Gërdecit të cilët të indinjuar, e cilësuan një farsë vendimin e drejtësisë, pasi sipas tyre fajtorët vetëm sa u shpërblyen me ulje të dënimit.

15 urdhër-ekzekutimet e firmosura nga Prokuroria (koha që u ka mbetur për të bërë burg)

Mihal Delijorgji – 3 muaj e 24 ditë

Ylli Pinari – 3 vjet e 7 muaj

Luan Hoxha – 5 vjet

Dritan Minxolli – 5 vjet e 7 muaj

Sokol Ngjeçi – 3 vjet e 7 muaj

Dashnor Çaushi – 3 vjet

Armand Tartari – 1vit

Ndue Marku – 1 vit

Zenun Fero – 3 vjet

Hysni Çoçka – 3 vite burg

Fatmir Kuçi – 1 vit

Gëzim Oshafi – 3 vite burg

Denis Hajdari – 1 vit burg

Fari Toska – 3 vite burg

Jorgo Mino – 3 vite burg

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat