Deklaratat nacionaliste në Shqipëri - “të rrezikshme”

Shqipëria

Deklaratat nacionaliste në Shqipëri - “të rrezikshme”

Më: 16 shkurt 2013 Në ora: 11:03

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar liderët e Shqipërisë që të ndalojnë me deklaratat nacionaliste, sepse rrezikojnë destabilizimin e rajonit.

Agjencia e lajmeve Reuters citon letrën e Departamentit amerikan të Shtetit, drejtuar Ministrisë së Jashtme në Tiranë, e cila thotë se liderët shqiptarë janë duke u hedhur në “territor potencialisht të rrezikshëm”, marrë parasysh historinë e konflikteve etnike në Ballkan.

“Deklaratat e tilla, jo vetëm se nxisin sjellje të zjarrtë dhe shmangie nga prioritetet e këtij rajoni, por edhe dhunë potenciale, ashtu si edhe shkatërrim të paqes dhe stabilitetit dhe ndikim në marrëdhëniet tona”, thuhet në letrën e DASH-it, citon Reuters.

Po sipas kësaj agjencie ndërkombëtare, letra u bën thirrje politikanëve shqiptarë që të qëndrojnë “jashtë punëve të Serbisë”, e cila “ndodhet në bisedime delikate për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Zëdhënësi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk ka pranuar të komentojë letrën.

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka folur disa herë për bashkimin e Shqipërisë dhe të Kosovës në një shtet.

Ai po ashtu ka paralajmëruar shqyrtim të marrëdhënieve me Serbinë, pas heqjes në Preshevë të lapidarit të ushtarëve të rënë të UÇPMB-së, nga ana e xhandarmërisë serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat