Debat i ashpër mës Ramës dhe Dogjanit në mbledhje grupi

Shqipëria

Debat i ashpër mës Ramës dhe Dogjanit në mbledhje grupi

Më: 19 shkurt 2013 Në ora: 19:04

Mbledhja e grupit parlamentar socialist është shoqëruar me debate të forta mes deputetit Asllan Dogjani dhe kryetarit Edi Rama. Dogjani, ka ripërsëritur qendrimin kritik ndaj vendimit të kryesoicialistit mbi vendimmarrjen për drejtuesin e partisë në Kukës.

Burimet bëjnë me dije se Dogjani ka deklaruar se vendimi i marrë prej Ramës ka qenë arbitrar dhe ka anashkaluar mendimin e anëtarësisë së partisë në Kukës.

Gjatë mbledhjes Dogjani ka akuzuar kryesocialistin se ka ushtruar presion të hapur ndaj anëtarëve të partisë që i kanë kërkuar përmes një letre shpjegime për zgjedhjen e kreut të ri të degës. Mësohet, se Rama nga ana e tij, ka thënë se vendimi është marrë pas konsultave me zyrtarë të tjerë të lartë të partisë dhe për këtë nuk ka asnjë shkelje.
Debatet kanë vijuar me tone të ashpra, çka ka detyruar Ramën të mbyllë para kohe mbledhjen e grupit.

Rama: Biznesi i vogël ndodhet në gjendje dramatike
Me një formim universitar artistik dhe në rini lojtar basketbolli, kryetari socialist u shndërrua për 20 minuta në pedagod ekonomie.

Edi Rama foli për rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit në vitin 20012, krahasuar me vitin 2011. Tre ishin grupet që analizoi ai, të ardhurat nga tatim-fitimi prej biznesit të madh, individtë dhe biznesi i vogël.

“Dy shifra të tjera për gjendjen ekonomike dhe për trendin ekonomike. Koorporatat, rënia e përkthyer në llogari fitimi tregon se në 2012 koorporatat kanë fituar 280 mln dollarë më pak në raport me vitin 2011. dnërkohë që biznesi I vogël, xhiro në 2012 në raport me 2011 është paksuar me 285 mln dollarë”-u shpreh ai.

Kryesocialisti deklaroi se ekonomia vendase është drejt degradimit.
“Koncepti i krizës dhe recesionit janë shumë relative për ekonominë shqiptare. kjo është më shumë se krizë ciklike, më shumë se recesion që vjen nga kriza ciklike. Shifrat e rritjes ekonomike janë të manipuluara e nuk përkojnë me realitetin”-theksoi kryesocialisti.

Kreu opozitar tha se përmes votës më 23 qershor qytetarët duhet të mundësojnë nisjen e rimbëkëmjes ekonomike.

“Më 23 qershor me një operacion kompleks për të ricliruar ekonominë nga bashkëpunimi kriminal në pushtet dhe në ekonomi, që vetëm tregon të tilla pamje”-vijoi Rama.

Para deputetëve, nuk harroi të përsërisë premtimin e nëse do të vijë në pushtet, një ndër vendimet e para do të jetë heqja e taksës për biznesin e vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat