Berisha: Teknologjia 3G u shtri në gjithë Shqipërinë

Shqipëria

Berisha: Teknologjia 3G u shtri në gjithë Shqipërinë

Më: 24 shkurt 2013 Në ora: 18:27

Kryeministri i Shqipërisë dr.Sali Berisha sot ka shkruar në fb për shpejtësinë e përdorimit të teknologjisë 3G, dhe tani më po shkohet drejt asaj 4G. “Të dashur miq! Gjatë vitit 2012 numri i përdoruesve të internetit nëpërmjet rrjeteve celulare 3G arriti në rreth 308 mijë abonentë krahasuar me zero përdorues në vitin 2005. Vetëm brenda dy viteve të fundit arritëm të kemi në treg 3 kompani celulare me teknologji 3G, të cilat ofrojnë internetin me shpejtësinë më të lart dhe në të gjithë Shqipërinë”, shkroi Berisha pak më parë.
Berisha thotë se Qeveria shumë shpejt do ti hap rrugën kompanive të telefonisë mobile, që të bëjë të mundur përdorimin e teknologjisë më të fundit, 4G. “Shumë shpejt qeveria do t’i hap rrugën kompanive celulare 3G në Shqipëri që të implementojnë teknologjitë 4G në frekuencat aktuale, gjë që do të bëjë të mundur të merrni në celularet tuaj internet prej 100 Mbps”, shkruan ai.

Berisha e mbyllë këtë shënim me premtimin se Shqipëria mobil është projekti i qeverisë së re Berisha. “M-Albania, Shqipëria mobile, është projekti ynë për katër vitet që vijnë!”, shkruan (Sb) Sali Berisha. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat