Berisha:Rama përdor energjinë e tij negative për të bllokuar integrimin e vendit

Shqipëria

Berisha:Rama përdor energjinë e tij negative për të bllokuar integrimin e vendit

Më: 25 shkurt 2013 Në ora: 19:08

Statusi përbën një rrethanë të rëndësishme për shumëfishimin e investimeve, ndaj është i pashmangshëm organizimi i referendumit popullor për të bërë të mundur realizimin e tre ligjeve kusht për marrjen e tij.
Një qëndrim i tillë u bë i ditur nga vete kreu i mazhorancës, Sali Berisha, i cili gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit kuvendor demokrat, përveçse radhiti përfitimit mirat që vijnë nga ky status, shigjetoi ashpër lidershipin socialist për bllokimin që i bëri marrjes së statusit përmes mosbotimit të tre ligjeve.
Sipas tij, ideja e referendumit për 3 ligjet ka marrë mbështetje.
“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një forcë politike të politike të bllokojë 3 ligjet e integrimit të vendit në BE. Statusi është certifikatë e çmuar për qytetarët. Përbën 50 $ për frymë investime. Integrimi do sillte investime në shumë fusha. Edi Rama përdor energjinë e tij negative për të bllokuar integrimin e vendit, ligjet kanë ngelur në parlament. Të gjitha avantazhet shkelmohen nga një njeri, që ka faktuar se për interesat e tij dëmton të tjetër. Referendumi për 3 ligjet do mbahet pas zgjedhjeve. Edi Rama po bën gati skenarin e vitit 2009”, vuri në dukje, Berisha.
Madje, duke vijuar po në këtë linjë, kreu i qeverisë risolli në kujtesë zhvillimet në konventën e PS-së për programin.
“Në konventën e tij dekapitoi de fakto Partinë Socialiste dhe i vuri asaj kokën që ka kohë që e drejton, 99-shat një grup më të ngushtë neobllokmenash, ju e patë se kush paraqiti programin e strategjitë”, deklaroi Berisha.
Por duke u përqendruar pikërisht tek nisma për organizimin e referendumit, Kryeministri dha dhe detyrat.
“Zoti Rusmali të nisë puna për hartimin e tekstit për zhvillimin e këtij referendumi dhe si deputet kam dëshirë të vë firmën time në kërkesën për organizimin e tij”, vlerësoi Berisha.
Vijon.....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat