Dita e pastrimit vullnetar, Odeta Nishani në Lezhë

Shqipëria

Dita e pastrimit vullnetar, Odeta Nishani në Lezhë

Më: 25 shkurt 2013 Në ora: 21:23

Në kuadër të nismës “Dita e pastrimit vullnetar”, Zonja e Parë e vendit, Odeta Nishani, Presidente Nderi e Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve mori pjesë në një takim me autoritetet lokale të qytetit të Lezhës dhe komunave të saj, drejtorisë arsimore rajonale dhe përfaqësuesve të strukturave të ndryshme të qytetit. Në qendër të veprimtarisë ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe autoriteteve përkatëse për mbajtjen pastër të mjedisit dhe hedhjen e diferencuar të mbetjeve urbane. Zonja e Parë risolli në vëmendje nismën për shpalljen e të shtunës së fundit të çdo muaji si “Ditë të pastrimit vullnetar”. Ajo theksoi se mbajtja pastër e mjedisit është detyrë dhe përgjegjësi e përbashkët. Zonja e Parë vlerësoi projektin pilot të zbatuar nga Bashkia e Lezhës për mbledhjen në mënyrë të diferencuar të mbetjeve urbane duke ftuar edhe bashkitë e tjera ta ndjekin këtë model pozitiv në mbajtjen pastër të mjedisit që na rrethon dhe përmirësimin e imazhit të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat