Berisha u kërkon fansave mendimin për logon e fushatës

Shqipëria

Berisha u kërkon fansave mendimin për logon e fushatës

Më: 27 shkurt 2013 Në ora: 18:40

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, jo vetëm që e ka kërkuar mendimin e afër 430 mijë fansave sa i ka arritur deri më tash në fcb, por për herë të parë imazhin e logos e ka shfaqur para tyre . “Të dashur miq! Unë do të vlerësoja shumë mendimin tuaj për logon tonë.
Kam shumë kënaqësi që t'ju njoh ju para të gjithëve me logon e fushatës dhe fitores së ardhshme të PD-së”, ka shkruar Berisha vetëm pak minuta më parë. Ai ka sqaruar se fushata zgjedhore e këtij viti do të udhëhiqet nga flamuri kombëtar. “Në logo është shkruar slogani i fushatës sonë “Ne jemi ndryshimi - Përpara!”, shkruan Berisha duke qartësuar pozitën e simbolit tonë kombëtar: “Nga logo del qartë se prijësi ynë është Flamuri kombëtar. Zoti e bekoftë atë dhe fitoren tonë të 23 qershorit. Për mua ju jeni të parët! sb”, shkruan në faqen e tij Berisha. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat