Kukës, 45 % e fëmijëve pa mbrojtje sociale

Shqipëria

Kukës, 45 % e fëmijëve pa mbrojtje sociale

Më: 2 mars 2013 Në ora: 19:17

Më shumë se 45 % e fëmijëve të qarkut të Kukësit, nuk kanë asnjë mundësi mbrojtjeje sociale dhe kujdesi shëndetësor.
Fenomeni prek më së shumti fëmijët e zonave rurale të cilët janë të përjashtuar nga sistemi i mbrojtjes duke qenë se njësitë vendore nuk kanë të ngritura zyrat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve edhe pse me ligj, çdonjëra prej tyre, është e detyruar ta ofrojë këtë shërbim. Ky fakt është bërë i ditur nga Agjensisë shtetërore për mbrotjen e të drejtave të fëmijëve e cila konstaton se nga 27 njësi vendore që ka qarku i Kukësit, vetëm 14 prej tyre kanë ngritur zyrë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Vendi ynë ka ratifikuar konventën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vitin 1991 ndërkohë që në vitin 2010 është miratuar edhe ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ligj që ka në themel ngritjen e mekanizmave për respektimin e të drejtave të fëmijëve nga individët, familja dhe shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat