Danaj: Ta "varrosim" Maqedoninë!!

Shqipëria

Danaj: Ta "varrosim" Maqedoninë!!

Më: 3 mars 2013 Në ora: 23:46

Në një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit në FYROM, Kryetari i Listës për Shqipëri natyrale, Koco Danaj, ka deklaruar se ngjarjet e fundit në Shkup treguan qartë para shqiptarëve në Shqipërinë Lindore dhe mbarë rajonin, para Brukselit dhe Uashingtonit se logjika Shoviniste e Gruevski-Crevenkovskit, nuk e pranon Logjikën e Dialogut që për mëse dy dekada po ju ofrojnë shqiptarët. Kjo logjikë, që nga viti 1994, 1997, 2001, 2004, që nga ngjarjet në Brodec, në Radushë, në Strugë, në Manastir, në Shkup, pranon vetëm shqiptarë të nënshtruar, por jo të barabartë me maqedonët. Shteti artificial I krijuar në 1945 nga Tito në kurriz të shqiptarëve, edhe në 2013 kërkon të jetojë përsëri në kurriz të shqiptarëve dhe duke përbuzur, përgjakur dhe eleminuar shqiptarët, kulturën dhe historinë e tyre. Kjo Logjikë shoviniste, akoma nuk e ka kuptuar se Marrëveshja e Ohrit, ishte kompromis I shqiptarëve, për të shpëtuar një shtet artificial.
Sipas Danaj: Sot shovinizmi maqedonas është hedhur në ofensivë, ai po ju tregon shqiptarëve se në vënd të demokracisë dhe bashkëjetesës, duhet të zgjedhin frikën nga shteti apo nga njerëzit e paguar n ga shteti. Prandaj ky shovinizëm duhet te zhduket. Por për të zhdukur shovinizmin maqedonas, nuk kanë vlerë deklaratat që dënojnë atë dhe në fund ju bëjnë thirrje shqiptarëve për maturi!!!. Ka me se nje dekadaë që këto deklarata vijnë nga Tirana, Prishtina apo dalin nga selitë e partive politike shqiptare në FYROM. Ka mëse nje dekadë që kombi shqiptar nga Brukseli po përdoret si zjarrfikës I Ballkanit, kur duhet të jetë Paqebërësi kryesor I tij.
Danaj theksoi se me ngjarjet e fundit në Shkup, porositë e Brukselit apo deklaratat e Tiranës, Prishtinës, etj nuk kanë më vlerë. Tashmë ka Vlerë vetëm Rezistenca, Protesta masive. Ka vlerë vetëm Bashkimi Kombëtar, ka Vlerë vetëm shqipëria Natyrale. Shovinizmi maqedonas si cdo shovinizëm tjetër ndaj shqiptarëve, do të zhduket vetëm atëhere, kur shqiptarët të bashkohen në një shtet.
Prandaj Lista për Shqipëri Natyrale ju bën thirrje shqiptarëve në Shqipërinë Lindore: Mos bini në grackën e iluzioneve mashtruese. Mos bini në grackën e deklaratave manipulative. Vazhdoni të rezistoni, vazhdoni të protestoni, nga Kumanova në Strugë. Braktisni partitë që duan tju përdorin si "mish per top" për interesa të lidhjeve të tyre korruptive me shovinizmin maqedonas. Mos lejoni të sakrifikoheni as ju dhe as shqiptarët e Kosovës Lindore në emër gjoja të kompromisit të madh historic Thaci-Dacic, kompromis që jo vetëm nuk mbron shqiptarët, por fal teritore të shqiptarëve. Maqedonia "ka vdekur" si shtet i përbashkët i shqiptarëve dhe maqedonëve. Le ta "varrosim" atë. Ky do te jetë kontributi më i madh në shërbim të paqes, progresit dhe stabilitetit të Ballkanit. Ky do të jetë kontributi më I madh edhe për të shpëtuar Brukselin nga kriza e ekzistencës së vetë BE. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat