Apeli shtyn vendimin për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Shqipëria

Apeli shtyn vendimin për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Më: 4 mars 2013 Në ora: 20:13

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, shtyn vendimin për tre ish-drejtuesit e SHIK-ut, të pandehurit Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro. Asnjëri nga këto të pandehur, nuk preferoi të paraqitet në sallën e gjyqit të zhvilluar me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Dhurata Haveri. Kjo e fundit, njoftoi palët në proces, se trupa gjyqësore ende nuk ka marre një vendim për tre të pandehurit, për shkak të volumit dhe kompleksitetit të çështjes. Prokurori kërkoi që të lihet në fuqi vendimi i dënimit me 15 vjet burg për Kumbaron, i shpallur në kërkim, ndërsa për Sefgjinin dhe Koldashin, akuza kërkoi tërheqjen e dosjes. Avokatët mbrojtës, kërkuan pafajësi për akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Remzi Hoxhës, Ziso Kristopulit dhe Abdyl Loshaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat