Ministri i Mbrojtjes Imami viziton Fregaten franceze

Shqipëria

Ministri i Mbrojtjes Imami viziton Fregaten franceze

Më: 5 mars 2013 Në ora: 20:02

Nuk është kureshtja që e ka shtyrë të ngjitet në këtë anije, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka vizituar edhe anije të tjera luftarake
Por vizita në këtë anije është e rëndësishme, pasi fregata “Jean de Vienne”, ka mbrritur në portin e Durrësit për një stërvijtje të përbashkët me anijen “Iliria” P-131 dhe zhytësit e Flotës tonë Detare.
Ministri u prit me një ceremoni të veçantë nga komandanti i anijes franceze, Kapiten i Rangut të Parë Pierre Yves Grente
Për të garantuar se stërvitja e përbashkët do të shënojë një tjetër sukses në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis forcave të armatosura, ishte e pranishme dhe ambasadorja franceze Christine Moro.
Ministri Imami falenderoi për gjithë mbështetjen që kanë dhënë për FA Shqiptare
Fregata FASM “Jean De Vienne" është e treta anije franceze që bën vizitë në vendin tonë.
Është një anije 4800 tonëshe me ngarkesë të plotë dhe 140 m e gjatë, në shërbim që prej vitit 1984 dhe me një ekuipazh prej 240 personash.
Anija luftarake moderne përbën një mjet ushtarak të fuqishëm, të aftë për të ndërhyrë, e vetme ose së bashku me forca të tjera të armatosura kombëtare ose shumëkombëshe, në të gjitha zonat detare ku Franca ka vendosur të veprojë për ruajtjen ose rivendosjen e paqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat