Firmoset sot marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsortiumit TAP

Shqipëria

Firmoset sot marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsortiumit TAP

Më: 5 prill 2013 Në ora: 11:04

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës do të nënshkruajë sot marrëveshjen me Konsortiumin TAP AG, për Projektin e Gazësjellësit Trans-Adriatik (TAP).
Marrëveshja do të firmoset sot në orën 12:00 në ambientet e METE-s ndërsa pala shqiptare do tëpërfaqësohet nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Florion Mima, dhe pala e Konsortiumit TAP AG, nga Drejtori i Përgjithshëm, Kjetill Tungland.
Gazësjellësi TAP është një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për vendin tonë por edhe për gjithë rajonin
Ky projekt veçanërisht për Shqipërinë paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit.
Shteti shqiptar, i përfshirë në negociata intensive me konsorciumin TAP, është angazhuar për të krijuar lehtësi në zbatimin e projektit duke krijuar lehtësitë ligjore dhe infrastrukturore për projektin.
Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat