Berisha merr pjesë në funeralin e Thatcherit

Shqipëria

Berisha merr pjesë në funeralin e Thatcherit

Më: 16 prill 2013 Në ora: 20:29

Kryeministri Berisha u nis sot për në Londër, në Britaninë e Madhe, ku do të marrë pjesë të mërkurën në ceremoninë e lamtumirës për nder të ish kryeministres Margaret Thatcher, raportojnë mediat shqiptare. Ceremonia, që do të mbahet në Katedralen St. Paul, do të ndiqet nga personalitete të larta botërorë. Kryeministri Berisha e ka konsideruar ndarjen nga jeta të ish kryeministres Thatcher si një humbje të madhe e një prej personaliteteve më të shquara politike të Britanisë së Madhe dhe botës perëndimore, ndërsa e quajti një mike të shquar dhe të vërtetë të shqiptarëve, e cila mbështeti me vendosmëri çështjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat