KQZ vijon normalisht përgatitjet për zgjedhjet

Shqipëria

KQZ vijon normalisht përgatitjet për zgjedhjet

Më: 19 prill 2013 Në ora: 15:54

Pavarësisht mungesës së tre anëtarëve të propozuar nga opozita, kuorumi eshte dhe KQZ ka marre vendim per te regjistruar partite per zgjedhjet e 23 qershorit.
Komisionerët kanë regjistruar 3 kandidatëve të pavarur, si dhe më pas me regjistrimin e rreth 70 subjekteve politike, si garues në zgjedhjet politike.
Më herët, përfaqësuesit politik kanë shkëmbyer replika mbi ndryshimin e anëtarëve të Komisionit.
Në ndërhyrjen e saj, kryetarja Lefterie Lleshi, tha se ajo dhe të gjithë anëtarëve të KQZ janë në atë tavolinë në përputhje të plotë të ligjit.
Në bazë të përcaktimeve ligjore, afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ është 23 prilli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat