Meta akuza Berishës: Inagurime për fushatë, do ta mundim 4:1 në Gjirokastër

Shqipëria

Meta akuza Berishës: Inagurime për fushatë, do ta mundim 4:1 në Gjirokastër

Më: 13 maj 2013 Në ora: 20:50

Në turin e saj në jug të vendit, Lëvizja Socialiste për Integrimim është ndalur në qarkun e Gjirokastrës ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë, listë e cila kryesohet nga deputeti aktual Vangjel Tavo. Edhe në këtë aktivitet kreu i LSI ka lëshuar akuza në drejtim të Kryeministrit dhe qeverisë së tij për progres të ulët përgjatë 8 viteve në krye të vendit. Meta ka ironizuar edhe përurimet e Kryeministrit, ku sipas tij më të gjatë janë shiritat qe priten sesa rrugët që asfaltohen.
“Ju keni zgjedhur një ekip tepër konkurues. Për ne integrimi është një proces që duhet të ndodhë në radhë të parë brenda nesh. Gjatë 8 viteve të fundit ritmi i progresit ka qenë shumë i ulët, pasi situata politike ka qenë shumë konfliktuale, integrimi ka mbetur vendnumëro, ekonomia po përpëlitet, investimet publike janë reduktuar ndjeshëm dhe edhe ato që bëhen janë për fushatë elektorale. Madje ndonjëherë më të gjatë janë shiritat që priten sesa vetë gjatësia e rrugëve që inagurohen. Kryeministrin e ftojmë të vij me makinë dhe jo helikopter nga Memaliaj në Tepelenë, të vijë dhe tu kërkojë falje pasi ato nuk mund të ecin me ritmin e tij por do të ecin me ritmin e LSI. Janë të pafund biznesemënët që kanë bërë vepra publike dhe nuk janë paguar nga kjo qeveri, ndërkohë që qeveria fsheh 500 mln euro borxh. Kryeministri ynë ka dëshirë të shprehë adhurimin etij për Ronald Regan, edhe unë do ta perifrazoja në mënyrën më të përshtashme, ai ka thënë që nuk është qeveria që zgjidh problemet por qeveria është vetë problemi dhe këtë sikur e ka thënë për zotin Berisha. Të votojmë në 23 qershor për rrotacionin, ti japim fund garës që Berisha i ka shpallur Gjermanisë. Duhet ti rikthejmë Gjirokastrës biznesin dhe punësimin, ne duhet të votojmë për Shqipërinë që duam, Shqipërinë që do të bëhet. Ne e dimë që ju luftoni me papunësinë dhe rritjen e cmimeve, rritja modeste e pagave dhe pensioneve ka mbetur në hije nga rënia e fuqisë blerëse dhe rritja së cmimeve. Zgjidhja mund të vijë përmes një ekulibri të ri politik, ndaj kërkohet lidership i ri që sjell një rrugë të re, që na sjell zgjidhje konkrete për problemet tona” tha ai.
Ndërsa prezantoi më tej programin e LSI, Meta tha se në 23 qershor është në garë e shkuara me të ardhmen, ndërsa garantoi një fitore 4:1 për të majtën në këtë qark.
“Kemi nevojë të transformojmë bujqësinë përmes bashkimit të fermave bujqësore. Vetëm duke pasur punësimin si prioritet ne mund të zbusim krizën, turizmi ka mbetur në vend, ndaj LSI propozon 10% ulje të TVSH për operatorët turistikë. Ekonomia jonë ka ende potenciale të pashfrytëzuara, kryesisht në zonat më pak të zhvilluara, prandaj LSI propozon një paketë fiskale one-stop-shop.Ne do të bëjmë investime publike, si në infrastrukturë, shëndetësi, shkolla. Ne do krijojmë dhe agjencinë e monitorimit të investimeve dhe reformave për të bërë transparencën publike. 23 qershori është një ditë e madhe, është në garë e shkuara me të ardhmen. Me 23 qershor Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena do votojnë për LSI dhe aleancën tonë për Shqipërinë Europiane.Sfida jonë si LSI nuk ëhstë për të marrë një deputet në këtë qark, pasi kaq e bëjmë vetëm me ju që keni ardhur sot këtu, sfida jonë është është që Aleanca për Shqipërinë Europiane të fitojë 4:1 me 23 qershor” përfundoi Meta .
Ndërsa vetë kreu i listës të kandidatëve për deputetë, në pritje për tu rikonfirmuar deputet i këtij qarku, Vangjel Tavo, tha se duke votuar për LSI në 23 qershor shoqëria dhe vendi ynë do të ecë më shpejt përpara.

“Më lejoni që në emërin tuaj të zotohemi dhe të garantojmë liderin historik të LSI, Ilir Meta, se do të fitojmë në qarkun e Gjirokastrës. LSI përvecse të qënit konstruktive ngre ura komunikimi me gjithësecilin nga ne. Ja pse forca jonë politike do të fitojë në 23 qershor edhe në qarkun e Gjiroksatrës. Ne jemi në shërbim të qytetarëve. Jemi pranë njerëzve në halle e ditë të vështira, kemi prioritet punësimin, sidomos të brezit të ri të edukuar dhe kualifikuar. Kandidimi im në LSI është nder dhe përgjegjësi për të gjithë ju që jeni këtu dhe ata që do votojnë në 23 qershor për LSI. Ne nuk jemi si disa të tjerë që punojnë me moton secili për vete dhe Zoti për të gjithë. Duke votuar për LSI në 23 qershor shoqëria dhe vendi ynë do të ecë më shpejt përpara” u shpreh Tavo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat