Përballja në zgjedhjet e 23 qershorit, Berisha: Rama alternativë me fjalë e mashtrime

Shqipëria

Përballja në zgjedhjet e 23 qershorit, Berisha: Rama alternativë me fjalë e mashtrime

Më: 14 maj 2013 Në ora: 22:14

Përmes një aktiviteti festiv Partia Demokratike ka prezantuar në Durrës kandidatët për deputetë të qarkut.

Interesat, aspiratat, liritë e qytetarëve do të jenë prioritet i kandidatëve për deputetë për katër vitet e ardhshme dhe ky është zotimi i Kryeministri Berisha.

"Në Durrës ka zbarkuar sot uragani i fuqishëm i fitores së 23 qershorit, i vazhdimit të ecjes përpara drejt Durrësit të zhvilluar, Shqipërisë së zhvilluar, Durrësit europian dhe Shqipërisë europiane”, vlerësoi Kryeministri.

Në ligjëratën e tij përpara qytetarëve të Durrësit, kreu i qeverisë parashtroi në detaje atë çfarë përfaqëson alternativa e Partisë Demokratike, përkundrejt asaj të kampit kundërshtar.

“Ju jeni në epiqendër, vlerat që ju mbartni, janë vlera,t frymëzimi, energjia programi ynë i madh që të ecim përpara. Në 23 qershor përballen dy qëndrime, dy alternativa. Alternativa jonë e bazuar në vlerat më të mira në familje, në komb në integrim. Kjo alternativë na udhëhoqi në këto 20 vite. Mundi dhe djersa juaj, reformat tona bënë të mundur që të ngrihemi nga një mjerim i paparë ndonjëherë dhe të ecim në rrugën e sigurt të prosperitetit. Në 23 qershor në kutitë e votimit përballet alternativa jonë që konsideron punën si bekimin e Zotit dhe ne shkojmë në këto zgjedhje me programin më të shkëlqyer, më të sigurt me konkret për punësimin e qytetarëve shqiptarë”, vuri në dukje Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet.

Sipas tij punësimi i te papunëve është qëllimi më madhor i programit ekonomik të kësaj mazhorance. Ndërsa alternativa tjetër, për Kryeministrin, është ajo e rritjes së taksave, shkatërrimit të vendeve të punës dhe largimit të investitorëve.
Në vlerësimin kreut të qeverisë liberalizimi i vizave, propozimi i statusit kandidat në BE anëtarësimi ne NATO dhe arritje te tjera te rëndësishme për shqiptaret lidhen me emrin e qeverisjes se PD.
“Alternativa tjetër e rritje së taksave, shkatërrimit të vendeve të punës. Është Shqipëria, qytetarët e saj të punojë për qeverinë, e jona qeveria të punojë për qytetarët. Alternativë pa ide, me fjalë, trillime e mashtrime. Rama përdor mashtrimin e trillimin vetëm e vetëm për të mërzitur votuesit shqiptarë. Të vish në Durrës në Ditën e Europës kur e pengove për muaj me radhë bën ose Nastradinin ose një hipokrit të pashpresë. Me reforma të thella u anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, do të integrohemi në BE dhe po me reforma të thella do të heqim vizat me SHBA”, deklaroi Kryeministri Berisha.

Punësimi ishte pika e references edhe per kandidatet e këtij qarku, të cilët thanë se Partia Demokratike sjell pas kater vitesh një bilanc prej 250 mije vendesh te reja pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat